Rreth Nesh

“TIMI Invest” Sh.a. është Institucioni i parë mikrofinanciar (tani IFJB – Institucion Financiar Jo-Bankar) në Kosovë i cili është i themeluar me kapital privat dhe që ofron produkte dhe shërbime të bankimit pa kamata.

“TIMI Invest” Sh.a. është Institucioni i parë mikro-financiar (tani Institucion financiar jo-bankar) në Kosovë i cili është i themeluar me kapital privat dhe që ofron produkte dhe shërbime të bankimit pa kamata. Timi Invest është licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe punën ka filluar më 19 Shtator 2011. Ne jemi zotuar dhe synojmë që të sigurojmë që klientët tanë të pranojnë shërbime të shkëlqyeshme financiare dhe t’i shërbejmë atyre në tërë territorin e Kosovës duke iu ofruar një gamë në rritje të produkteve në mënyrë që ti përmbushim nevojat dhe kërkesat e tyre, pa dallim përkatësie racore, etnike, fetare, politike, etj. Ne nxisim shtrirjen tonë kapitale përmes investimeve direkte preferenciale të qytetarëve dhe bizneseve duke aplikuar principin e “partneritet në marrje të rreziku dhe ndarje fitimi”, e që njëherit është edhe motoja e Institucionit tonë.

Misioni

Misioni ynë ka për qëllim ofrimin e një sistemi bankar të orientuar në partneritet dhe mirëqenie duke siguruar qasje alternative në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve për të kontribuar kështu në arritjen e rritjes së balancuar dhe zhvillimit të drejtë përmes operacioneve investuese të diversifikuara veçanërisht në sektorët prioritar dhe në zonat më pak të zhvilluara të vendit.

Vizioni

Vizioni ynë është që gjithmonë të përpiqemi të arrijmë performance superiore të financimit dhe të jemi Institucioni financiar JB udhëheqës për nga cilësia, levërdia ekonomike dhe reputacioni. Qëllimi ynë është që të ndërtojmë dhe mirëmbajmë teknikat moderne të bankimit pa kamata, të sigurojmë një system transparent zhvillimorë dhe që të bëhemi institucion i  fuqishem dhe efikase me njerëz professional të motivuar lartë që punojnë për të mirën e njerzëve, bazuar në llogaridhënie, transparencë dhe integritet. Ne do të nxisim shtrirjen tonë kapitale përmes investimeve direkte preferenciale të qytetarëve dhe bizneseve. Ne gjithashtu do provojmë të nxisim investimet, në mënyrë të veçantë në projekte të cilat ofrojnë mundësi në drejtim të punësimit më të madhë.

NJOFTIM PËR KLIENTËT

 

Blerja dhe transferimi i portofolios kreditore nga IFJB Monego Sh.P.K 

Të nderuar klientë,

IFJB TIMI INVEST Sh.A. ju njofton se ka realizuar blerjen dhe transferimin e portofolios kreditore nga IFJB Monego Sh.P.K., në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kërkesat rregullative në fuqi për institucionet financiare jobankare, si dhe me miratim paraprak të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sipas vendimit me referencë nr. 2025/545, datë 05.12.2025.

1.Trajtimi i obligimeve kreditore dhe pagesave

Si rezultat i këtij transferimi, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kontratat ekzistuese të kredisë janë bartur në mënyrë të plotë dhe të vlefshme juridikisht tek IFJB TIMI INVEST Sh.A.

Klientët janë të obliguar që pagesat për obligimet e tyre kreditore t’i realizojnë pranë IFJB TIMI INVEST Sh.A., në përputhje me kushtet, afatet dhe strukturën kontraktuale ekzistuese, të cilat mbesin të pandryshuara dhe juridikisht të vlefshme.

 2.Dispozitë kalimtare për pagesat

Duke filluar nga data 01.01.2026, IFJB Monego Sh.P.K. nuk do të pranojë më pagesa dhe çdo pagesë duhet të realizohet ekskluzivisht pranë IFJB TIMI INVEST Sh.A.

3.Informacione dhe kontakte

Për çdo informacion shtesë ose sqarim lidhur me mënyrën e pagesave, llogaritë bankare ose marrëveshjet e mundshme, ju lutemi të na kontaktoni:

📞 +383 49 77 66 55
📞 +383 45 55 00 44
e-mail: [email protected]
🌐 https://timiinvest.com/contact-us/