Produktet/Shërbimet

Financim i Shtëpive

Ky produkt financon blerjen e veturave të reja apo te perdorura, përmes Partnerëve tanë furnizues.

Afati i kthimit të borxhit variron nga 12 deri në 24 muaj .

Financim i Agronomisë

Ky produkt financon blerjen e paisjeve/produkteve të reja apo te perdorura përmes Partnerëve tanë furnizues .

Afati i kthimit të borxhit variron nga 12 deri në 24 muaj .

Financim i Automjeteve

Ky produkt financon blerjen e shtepive/banesave të reja apo te perdorura përmes Partnerëve tanë të sektorit të ndërtimtarisë.

Afati i kthimit të borxhit variron nga 12 deri në 24 muaj .

Dokumentet e nevojshme

person fizik

person juridik

NJOFTIM PËR KLIENTËT

 

Blerja dhe transferimi i portofolios kreditore nga IFJB Monego Sh.P.K 

Të nderuar klientë,

IFJB TIMI INVEST Sh.A. ju njofton se ka realizuar blerjen dhe transferimin e portofolios kreditore nga IFJB Monego Sh.P.K., në përputhje të plotë me legjislacionin dhe kërkesat rregullative në fuqi për institucionet financiare jobankare, si dhe me miratim paraprak të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sipas vendimit me referencë nr. 2025/545, datë 05.12.2025.

1.Trajtimi i obligimeve kreditore dhe pagesave

Si rezultat i këtij transferimi, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kontratat ekzistuese të kredisë janë bartur në mënyrë të plotë dhe të vlefshme juridikisht tek IFJB TIMI INVEST Sh.A.

Klientët janë të obliguar që pagesat për obligimet e tyre kreditore t’i realizojnë pranë IFJB TIMI INVEST Sh.A., në përputhje me kushtet, afatet dhe strukturën kontraktuale ekzistuese, të cilat mbesin të pandryshuara dhe juridikisht të vlefshme.

 2.Dispozitë kalimtare për pagesat

Duke filluar nga data 01.01.2026, IFJB Monego Sh.P.K. nuk do të pranojë më pagesa dhe çdo pagesë duhet të realizohet ekskluzivisht pranë IFJB TIMI INVEST Sh.A.

3.Informacione dhe kontakte

Për çdo informacion shtesë ose sqarim lidhur me mënyrën e pagesave, llogaritë bankare ose marrëveshjet e mundshme, ju lutemi të na kontaktoni:

📞 +383 49 77 66 55
📞 +383 45 55 00 44
e-mail: [email protected]
🌐 https://timiinvest.com/contact-us/